Mickoski nga Serbia: Kjo ngjarje është dëshmi se fuqia e bashkëpunimit, vizionit dhe përkushtimit që vendet tona kanë për përmirësimin e lidhjeve ekonomike, shkëmbimit kulturor dhe promovimit turistik
Mickoski nga Serbia: Kjo ngjarje është dëshmi se fuqia e bashkëpunimit, vizioni dhe dedikimi të cilin vendet tona e kanë drejt avancimit të lidhjeve ekonomike, shkëmbimit kulturor dhe promovimit turistik
„Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Të nderuar përfaqësues të industrisë së verës, ushqimit dhe gastronomisë,
Të nderuar organizatorë dhe mysafirë,
Më lejoni, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal, t’ju përshëndes në këtë ngjarje të rëndësishme – panairi “Wine Vision by Open Balkan”.
Kjo ngjarje është një dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit, vizionit dhe përkushtimit që vendet tona kanë për përmirësimin e lidhjeve ekonomike, shkëmbimit kulturor dhe promovimit turistik.
Iniciativa rajonale krijon mundësi që lidh rajonin tonë me botën dhe pikërisht kjo platformë është një shembull i mënyrës se si tradita dhe inovacionet mund të ecin krah për krah.
Vera, si trashëgimi kulturore e kësaj pjese të Evropës, është shumë më tepër se një produkt.
Ajo është një simbol i historisë, tokës dhe mundit tonë, por gjithashtu një urë mes njerëzve, duke ndihmuar në ndërtimin e mirëkuptimit dhe miqësisë.
Të dashur miq,
Jam krenar që sot, këtu në Beograd, mund të paraqesim arritjet e industrisë maqedonase të verës, e cila pa dyshim është një nga më të zhvilluarat në rajon.
Maqedonia ka më shumë se 28,000 hektarë vreshta, dhe prodhon rreth 100 milionë litra verë çdo vit, nga të cilat pothuajse 70% eksportohen në mbi 40 shtete nëpër botë.
Vreshtat tona, të cilat shtrihen në rajone si ai i Tikveshit, Vardarit dhe Pellagonisë, janë disa nga më diellorët në Evropë, me mbi 270 ditë diellore në vit, gjë që kontribuon në cilësinë e rrushit.
Jemi veçanërisht krenarë për varietetet tona autoktone, si Vraneci dhe Stanushina, të cilat po bëhen brende të njohura në skenën ndërkombëtare.
Në krahasim me shtetet fqinje, Maqedonia dallohet për balancën ndërmjet sasisë dhe cilësisë së verës së prodhuar.
Sipas të dhënave, 50% e verës së prodhuar maqedonase ka etiketë për origjinë gjeografike, çka thekson angazhimin tonë për cilësi të lartë.
Për më tepër, sektori i verës kontribuon me 3% në BPV-në totale të vendit, duke siguruar punësim për mbi 20,000 persona, nga vreshtarët tek prodhuesit dhe eksportuesit.
Me këtë, Maqedonia bëhet eksportuesi kryesor i verës në rajon sipas numrit të litrave për kokë banori.
Të nderuar të pranishëm,
Besoj se kjo ngjarje do të forcojë jo vetëm industrinë tonë të verës, por gjithashtu do të hapë tregje të reja dhe mundësi për të gjithë pjesëmarrësit.
Panairi “Wine Vision by Open Balkan” nuk është vetëm një vend për ekspozim dhe degustim, por gjithashtu një forum për diskutim, arsimim dhe bashkëpunim që do të sjellë përfitime afatgjata.
Në fund, më lejoni të falënderoj nikoqirët dhe organizatorët, të cilët investuan shumë mund për ta bërë këtë ngjarje të suksesshme dhe për të promovuar Ballkanin si një rajon të cilësisë, kreativitetit dhe potencialit.
Jam i sigurt se suksesi i përbashkët që do të ndajmë këtu do të jetë vetëm fillimi i arritjeve edhe më të mëdha në të ardhmen.
Ju uroj një panair të suksesshëm, shumë partneritete të reja dhe, sigurisht, momente të bukura me më të mirën e verave tona.
Gëzuar dhe suksese!
Ju faleminderit.”
Me respekt,