Protestuesit u mblodhën jashtë ndërtesës së komisionit në Tbilisi, ku zyrtarët njoftuan se partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane kishte fituar 53.93 për qind të votave.
Mbështetësit e opozitës kanë hedhur poshtë rezultatet mes akuzave se votimi ishte manipuluar, një akuzë që Ëndrra Gjeorgjiane e mohon, transmeton Telegrafi.
Seanca e së shtunës u ndërpre kur David Kirtadze, një anëtar komisioni nga partia opozitare Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, hodhi bojë të zezë ndaj kryetarit të komisionit Giorgi Kalandarishvili.
Para incidentit, Kirtadze i tha Kalandarishvilit se rezultatet zyrtare të votimit nuk pasqyronin “zgjedhjen e vërtetë” të votuesve. Kalandarishvili u përgjigj duke thënë se përdorimi i “presionit, bullizmit dhe fyerjeve personale”, dëshmoi se nuk kishte prova të manipulimit të votave.