Monika Kryemadhi bashkë me vajzën e saj janë paraqitur këtë të hënë në SPAK.

Sipas Top Channel, ajo do të njihet me dosjen dhe do e tërheqë atë.

Ndaj Kryemadhit është vendosur masa “detyrim paraqitje”. Kujtojmë se ish-presidenti shqiptar dhe njëherësh kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në burg prej më shumë se një muaji.

Meta akuzohet për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.