Ka ndërruar jetë Halime Selmani Iseini nga Gostivari. E ndjera ka qenë bashkëshirtja e dëshmorit bga Gostivari, Shpend Iseini, i cili u vra nga policia e Maqedonisë në protestat për mbrojtjen e Flamurit kombëtar në Komunën e Gostivarit, në ngjarjet e kobshme të vitit 1997.

Në ndërkohë, në profilin e tij në Facebook, ngushëllime drejtuar familjes Iseini ka dërguar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

“Më dhimbje të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Halime Selmani Iseinit.
Ajo ishte gruaja e dëshmorit Shpend Iseini, i cili dha jetën për Flamurin tonë duke e lënë të vetme Halimen e cila në mënyrë shembullore i rriti dhe i edukoi fëmijtë e saj…
Ngushëllime Familjarëve!
Qoftë e Zotit dhe e paharruar!”, shkruan Taravari.