Në kalendarin e edicionit 2024/25, ndeshja Prishtina – Drita ishte planifikuar të zhvillohej më 19 gusht të këtij viti.

Angazhimet e gjilanasëve në kualifikimet e ‘UEFA Europa Conference League’, kanë bërë që ky super duel të shtyhej, njofton Klankosova.tv.

Kjo ndeshje do të zhvillohet sonte, me fillim në orën 17:00.

“Intelektualët” triumfuan 3-0 ndaj “Plisave” në Gjilan më 31 tetor, andaj sonte këta të fundit e kërkojnë “hakmarrjen”.

Nën ndriqimin e reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri”, kryeqytetasit synojnë që para tifozëve të tyre të marrin pikët e plota në këtë takim, për t’u barazuar me Ballkanin dhe Malishevën, që me nga 22 pikë të grumbulluara, udhëheqin renditjen tabelare në “Albi Mall Superligë”, raporton Klankosova.tv.

Spektakli i garantuar në përballjen Prishtina – Drita, transmetohet direkt në kanalin Sport 3 të platformës gjigante, Art Motion.