Nënkryetari i degës së BDI Tetovë, Mickoskit: Te lutem ma mundëso të mbetem drejtor, nuk jam anëtar i ndonjë partie politike

U.d. Drejtori i Institucionit Publik Parku Kombëtar Sharr, Ibrahim Dehari tha se, në mbledhjen e Bordit që pritet të mbahet sot, do të bëhet edhe largimi i tij, që për këtë, iu drejtua edhe me një letër kryeministrit të vendit, Hristijn Mickoskit. Dehari tha se edhe pse është emëruar në pozitën e tij nga qeveria e kaluar, ai nuk është pjesë e ndonjë partie dhe për këtë, i kërkoi kryeministrit që t’ia mundësoj siç thotë, të vazhdoj me sukseset në këtë institucion.
Dehri numëroi një numër të arriturash që nga emërimi i tij dhe shtoi se është i gatshëm ta pranoj sfidën duke shpresuar që do t’i mundësohet të vazhdoj pa pengesa angazhimin e tij “që të ndalen të gjitha “dhunimet” e Malit Sharr në interes të njerëzve dhe natyrës në Maqedoni”.