Do të luftojmë ta ruajmë Postën e Maqedonisë dhe nuk do të lejojmë që interesat private ta shkatërrojnë postën shtetërore, theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski në podkastin “Muhabete Biznesi”.

“Posta duhet të mbijetojë. Atë e kam betejë të madhe edhe pse shumë persona nuk duan. Posta ka rreth 1900 të punësuar, planifikojmë ta racionalizojmë në 1400 të punësuar me një plan që po e punojmë, por duhet të mbijetojë sepse ka interesa të mëdha private të cilat duan që Posta të dështojë. Ato janë postat private. Por nuk do të lejojmë”, deklaroi Nikolloski.

Ai javën e kaluar paralajmëroi se pret ndryshime edhe në Agjencinë e Postave që të kontrollohet se si u janë dhënë licenca postave private, siç tha, kanë punuar në shkatërrimin e Postës Kombëtare.

“Pasi e zgjodhëm problemin me pagat tani shkojmë me stabilizim, aty ka pasur vendime mjaft të këqija të cilat po i ndryshojmë. Paralelisht pres këto ditë ndryshime edhe në Agjencinë e Postave të kontrollojmë se si u janë dhënë licenca të caktuara postave private të cilat punojnë prej poshtë me qëllim që ta shkatërrojnë Postën e Maqedonisë dhe jam i bindur se tashmë vitin e ardhshëm cilësia do të shkojë shumë lartë dhe për herë të parë pas shumë viteve Postat e Maqedonisë do të kenë fitim. Lidhur me objektin qendror kemi marrëveshje me Delegacionin e BE-së në Shkup dhe Ministrinë e Kulturës dhe do të bëhet qendër shumë e bukur multi mediale gjatë dy deri tre vjetëve”, paralajmëroi Nikolloski, duke e komentuar pohimin të cilin e tha para pak kohësh se udhëheqësia paraprake ka planifikuar ta bëjë kabare objektin qendror të Postës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume