Një 14-vjeçare dyshohet se u drogua e më pas u dhunua nga pesë persona në Prishtinë
Një 14-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga pesë persona në një objekt në rrugën “Tirana”, në Prishtinë.
Sinjali raporton se e mitura ka rrëfyer se rasti ka ndodhur mbrëmë në një objekt në ndërtim e sipër.
Të dyshuarit ende nuk janë identifikuar.
Tutje burimet thonë se të dyshuarit fillimisht e kanë detyruar vajzën të konsumojë substanca narkotike dhe pasi e kanë droguar, dyshohet se e kanë dhunuar.
E mitura është gjetur diku në një rrugë të kryeqytetit në orët e mëngjesit dhe më pas është njoftuar Policia.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, hetimi tashmë është iniciuar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.