Me datë 19.11.2024 në ora 17:15 në SPB Tetovë, një 31-vjeçar nga Tetova ka raportuar se është sulmuar fizikisht në shtëpinë e tij familjare nga bashkëshortja e tij E.B. (26), e cila gjatë sulmit ka përdorur edhe një mjet të mprehtë dhe ka dëmtuar një pjesë të orendive shtëpiake dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj tre fëmijëve të tyre të mitur. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. TS