Një person është vrarë dhe disa tjerë janë plagosur, nga të shtënat me armë në Universitetin Tuskegee në Alabama.

Personi që humbi jetën nuk ishte student i universitetit dhe nuk është zbuluar identiteti i tij kanë bërë nga universiteti.

“Disa tjerë përfshirë studentë të Tuskegge janë plagosur dhe dërguar me urgjencë në spitalin Opelika në Montgomery”, u tha ndër tjera.

Autoritet nuk kanë treguar saktë se sa persona janë plagosur, ndërsa mbetet e paqartë se kush kishte hapur zjarr. Deri më tani nuk është arrestuar askush lidhur me këtë rast.

Qindra persona ishin mbledhur të shtunën mbrëma në universitet për të festuar 100-vjetorin e Tuskegee.

Në videot amatore shihen qytetarët duke kërkuar strehim në parking, derisa në prapavijë dëgjohen të shtënat.