Një person ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa tre të tjerë janë plagosur rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 9 në afërsi të fshatit Ribarci, në rrugën rajonale nga Kavadarci drejt Rosomanit. Këtë informacion e kanë konfirmuar nga Ndihma e Shpejtë në Kavadarci.

“Të tre të plagosurit janë transportuar në spitalin e Kavadarcit,” shtuan nga Ndihma e Shpejtë. Policia e Velesit gjithashtu konfirmoi se në vendngjarje po kryhet hetim, pas aksidentit të ndodhur mes dy automjeteve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume