Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka marrë pjesë në festën që u organizua për nder të fitores së Donald Trump, si fitues i zgjedhjeve presidenciale në ShBA.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka shpërndarë një mori fotografi nga festimet që u bënë aty.

“Miku i madh i shqiptarëve presidenti Donald Trump rizgjidhet në krye të shtetit më të fuqishëm të botës, në një fitore spektakolare”.

“Ndjenjë e veçantë të isha i ftuar në Mar A Lago në festimin e kësaj fitore të madhe”, ka thënë Pacolli.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume