Të enjten, në finalen e barazhit për kualifikim në Kampionatin Evropian të femrave, do të përballen Serbia me Suedinë në Leskovc.
E në vendin ku një muaj më parë luajti Granit Xhaka, tani do të luajë një tjetër futbolliste nga Kosova.
Bëhet fjalë për Kosovare Asllanin, e cila mbron ngjyrat e Suedisë.
Asllani është dëshmuar si një futbolliste e jashtëzakonshme dhe është pika referimi e ekipit suedez në fazën e sulmit.