Nuk do të thosha se është parakusht që të gjithë t’i përkasim të njëjtit grup politik që sistemi të funksionojë. Me kalimin e viteve është vërtetuar se nuk është kështu. Tani kemi një shfaqje për viktimizim. Arsovska duke dashur të jetë viktimë, na bëri viktima. Edhe kjo nuk e prek, nuk ndjen asnjë grimcë përgjegjësie, për çfarë komunikimi mund të flasësh me një person që nuk pranon të komunikojë me të gjithë, as me anëtarët e këshillit, as me administratën, as me mediat. Kjo i thotë të gjitha. Prej më shumë se 24 muajsh ajo nuk është paraqitur në asnjë seancë, e si dëshironi të ketë bashkëpunimin me grupet e këshilltarëve. Duhet të tregojmë një vizion të gjerë, para së gjithash për hir të qytetarëve.