Përleshje me armë zjarri mes të miturve! Të dyshuarit shoqërohen në polici, raportohet për të plagosur

Disa të mitur janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm në Malishevë.
Policia e Kosovës bën me dije se përleshja mes të miturve dyshohet të ketë agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit, pasi në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë pistoletë me gaz.
Nga përplasja ka të lënduar.Nuk dihet nëse janë lënduar nga arma e zjarrit apo nga konflikti fizik.
Të lënduarve u është dhënë ndihmë mjekësore.
“Janë arrestuar tetë meshkuj kosovarë të mitur, pasi që ishin përfshirë në një rrahje në mes tyre. Dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri, pasi që në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë e pistoletës me gaz. Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.