Xherdan Shaqiri po shkëlqen me Baselin pas rikthimit të tij në Zvicër.

“Shaqa”, është futur përsëri në formacionin e javës në Kampionatin zviceran ku u vlerësua me notën 8.8 nga faqja e njohur “Sofascore”.

Anësori nga Gjilani, bëri një asist në fitoren e Baselit ndaj Yverdon Sportit ku fituan me rezultat 4-1.

Baseli i Xherdan Shaqirit, gjendet në vendin e dytë ku ka gjithsej 25 pikë, një më pak se lideri Zurichu./IndeksOnline