Policia e Tetovës arreston disa të rinj për marihuanë
Me datë 19.11.2024 rreth orës 18.00 në rrugën ,,Jasht Vardarit” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat N.S. (23), L.R. (23), M.Z. (18), S.I. (27) dhe A.Sh. (19), të gjithë nga Tetova, pasi që iu është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.TS