“Policia e Velesit shpeshherë më kanë marr në intervista, më pyetnin se çka më lidhë me familjen e komandantit Adem Jashari”, rrëfim i Rifat Jasharit nga Vranovci i Epërm
Një shqiptar nga fshati Vranovc i Epërm i komunës së Velesit e mban emrin dhe mbiemrin e Rifat Jasharit, vëllait të komandantit legjendar, Adem Jashari.
Për Open-TV, ai ka rrëfyer se me krenari dhe mburrje e mbanë këtë emër dhe mbiemër, megjithatë shton se gjatë kohës së luftës së vitit 2001 i ka ndodhur që të intervistohet në stacion policor për shkak të emrit.