Më datë 21.11.2023 në ora 09:00, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria 44- vjeçaren J.D. nga Ohri, e cila është denoncuar nga një punonjëse në një lokal shitjeje se ka kryer vjedhje në gardërobë dhe u ka marrë para tre punonjësve. Ajo është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër saj do të vijojë parashtresa përkatëse.TS