Me datë 30.11.2024 në periudhën nga ora 00:00 deri në ora 02:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë kryer aksion kontrolli në një objekt hotelierik në Gostivar, ku janë gjetur dhe ndaluar 7 shtetas të huaj për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik; K.K.(49), A.P.(38), J.K.(27) dhe M.V.(39) të gjithë nga R. e Shqipërisë, Sh.G (39) nga R. e Kosovës, K.H (21) nga R. e Ukrainës dhe O.K (28) nga R. e Rusisë. Ata janë ndaluar në Komisariat për veprime të mëtejshme.TS