Real Madridi dhe Chelsea raportohet se kanë filluar bisedimet për të arritur një marrëveshje të mundshme shkëmbimi për dy lojtarë.
Përkundër kaosit që ka rrethuar ‘Stamford Bridge’ kur Enzo Marseca erdhi tek Chelsea në verë, ata filluan sezonin në një formë të mirë dhe aktualisht janë në pozitën e pestë në Ligën Premier, gjashtë pikë mbrapa liderit Manchester City.
Disa lojtarë janë përshtatur në sistemin dinamik të Marescas, me Cole Palmer, Romeo Lavia dhe Moises Caicedo që kanë formuar një treshe të fortë në mesfushë.
Sidoqoftë, jo të gjithë lojtarët po shijojnë kohën e tyre nën udhëheqjen e italianit dhe lojtari në fjalë mund të kërkojë largimin nëse situata rreth tij nuk përmirësohet.
Enzo Fernandez nuk po preferohet nga trajneri i ri dhe ka humbur minutat që ka pasur më herët në dispozicion.