Kryeministri Hristijan Mickoski, sot në Kuvend, iu përgjigj deputetit Mitko Trajçuleski nga LSDM rreth përgjimeve.
Mickoski tha se së shpejti do të zbulohet se si është përgjuar dhe se deputetët e LSDM do të tmerrohen.
“A ju kujtohet fushata ‘E vërteta për Maqedoninë’? Së shpejti do ta shihni të pavërtetën për ata që thonin se e flasin të vërtetën për Maqedoninë dhe do të turpëroheni. Për shkak se në regjimi fashiste nuk janë ndjekur dhe përgjuar në atë formë udhëheqësitë e partive opozitare. Dhe jam i bindur se një pjesë e udhëheqësisë së LSDM-së nuk e kanë ditur se çfarë po ndodh, se pjesa më e madhe prej tyre e kanë bërë për keqpërdorim dhe agjendë personale. Jo se dikush nga udhëheqësia më e lartë nuk e ka ditur. Dhe ajo që ka ndodhur do t’ju tmerroj edhe juve”, tha Mickoski.
Kjo është arsyeja, tha Mickoski, pse ka frikë te LSDM për bashkimin e strukturave të sigurisë. /SHENJA/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume