Është rritur në 44.235 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza ndau informacionet e fundit lidhur me viktimat në gjenocidin që Izraeli po e vazhdon prej 416 ditësh në Rripin e Gazës.

Në dy masakra të ndryshme që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës, janë vrarë 24 palestinezë ndërsa 71 të tjerë janë plagosur.

Sipas kësaj, në 15 ditët e fundit, 523 persona kanë humbur jetën dhe 1.709 të tjerë janë plagosur në sulmet e ushtrisë izraelite kundër Gazës.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 44.235 ndërsa i të plagosurve në 104.638.

Nën rrënoja ende ka kufoma të të vrarëve ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com