Prej sot emrat e rrugëve të qytetit të Dibrës do të përshkruajnë historinë e vendit. Akti i sotëm është akt historik, shprehet kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka.
Rreth 100 emra rrugësh të ndërruar nga emra komunistësh apo emra të panjohur për qytetarët dibranë do të mbajnë emra të së kaluarës, si historianë, shkrimtarë apo luftëtarë për liri, si Kongresi i Dibrës, Naim Frashëri, Elez Isufi e Mersim Dema, Sal Markja e Dan Cami.
Përveç emrave të rrugëve janë ndërruar edhe emrat e shkollave, lagjeve, urave dhe objekteve të tjera me rëndësi historike.