Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar se forcat ruse kanë marrë kontrollin e një fshati në rajonin Kharkiv të Ukrainës.

Bëhet fjalë për fshatin Kopanky, që kjo ministri tha se ka rënë në duart e tyre, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Kopanky ra në duart e Moskës si rezultat i veprimit “vendimtar” të forcave ruse atje”, ka thënë ministria.

Ndryshe, ky fshat është 130 kilometra në juglindje të Kharkivit dhe rreth 40 km në veri të Lyman.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com