Saliu: Toshkovski deri në orën 3 pas mesnate punoi për arrestimin e shqiptarëve, çfarë bëri zv.ministri Iseni?!

Gazetari Furkan Saliu tha se, përderisa Toshkovski deri në 3 pas mesnatës me ekipin e tij ka punuar që ti identifikoj personat që kryen vepra penale mbrëmë e që sot janë nën pranga, zëvendësministri Astrit Iseni kabinetin e tij e përdor si sallon për pritje dhe përcjellje pikërisht në Kumanovën e tij ku u dogj flamuri shqiptar.
“Përderisa Toshkovski deri në 3 pas mesnatës me ekipin e tij ka punuar që ti identifikoj personat që kryen vepra penale mbrëmë dhe sot ato janë nën pranga, Zëvendësministri Astrit Iseni kabinetin e tij e përdor si sallon për pritje dhe përcjellje.
Pikërisht në Kumanovën e tij u dogj flamuri shqiptar mbrëmë nga persona që përdorin rrjete sociale dhe kanë podcast çdo javë”, ka shkruar Saliu.
–