Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, punën për sanimin e dëmit të shkaktuar nga shpërthimi i mbrëmshëm, e ka quajtur të jashtëzakonshme dhe vetëmohuese.

Ai ka falënderuar punëtorët e Ibër Lepencit, KEK-ut, Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, KRU Prishtinës dhe Policisë së Kosovës, siç u shpreh ai, për zellin dhe profesionalizmin e treguar, përcjell Klankosova.tv.

“Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve tona të shtetit po bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe vetëmohuese në sanimin e dëmit të shkaktuar nga shpërthimi i mbrëmshëm. I falënderoj punëtorët e Ibër Lepencit, KEK-ut, Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, KRU Prishtinës dhe Policisë së Kosovës, për zellin dhe profesionalizmin që po shfaqin orë pas ore”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com