Një orë xhepi prej ari, që iu dha kapitenit të anijes me avull Carpathia, e cila shpëtoi më shumë se 700 pasagjerë nga Titaniku në vitin 1912, është shitur në ankand për një vlerë rekord prej 1,56 milionë funte (1,87 milionë euro).

Është shuma më e madhe e paguar ndonjëherë për një artikull që lidhet me Titanikun, shkruan The Guardian.

Ora u ble nga një koleksionist nga SHBA dhe u shit nga një shtëpi ankandi nga Wiltshire, Angli.

Rekordi i mëparshëm u vendos në prill, kur ora e xhepit prej ari të njeriut më të pasur që vdiq kur u mbyt Titaniku, John Jacob Astor, u shit për 1,175 milionë funte (1,40 milionë euro).

Astor ishte 47 vjeç kur vdiq gjatë fundosjes së Titanikut në 1912.

Gruaja e tij, Madeleine, dhe dy të veja të tjera biznesmenësh të pasur, të cilët gjithashtu humbën jetën, i dhuruan një orë ari kapitenit Arthur Rostron të Carpathia, i cili i shpëtoi nga Titaniku duke përdorur varkat dhe i transferoi në avulloren e tij.