Një tjetër fitore e thellë e gjeneratës U-13 që drejtohet nga treneri i njohur Gayur Recep informon Tetovasot. Ai tha se është i kënaqur me ngritjen e pabesueshme të skuadrës që përbëhet nga shumë talentë.E mira sipas trenerit do vijë në të ardhmen ndërsa po punon në përmirësimin e ekipit në të gjitha pozicionet.
Përballja me skuadrën Bixho në Kumanovë bëri që çdo gjë të përfundojë që në pjesën e parë me plot tre gola të shënuar.Pjesa e dytë prodhoi dhe një tjetër gol për rezultatin përfundimtarë.Kjo përballje ishte thuajse e ngjashme me atë një javë më parë kur Shkëndija U13 shkatërroi skuadrën e SSK Nova nga Shkupi me rezultat 6:0.TS