Një fitore me klas e gjeneratës U-13 të Shkëndijës që drejtohet nga Gayur Recep ndaj skuadrës nga kryeqyteti SSK Nova informon Tetovasot.
Çdo gjë u përmbyll në pjesën e parë kur skuadra Kuq e Zi shënoi plot katër gola mes rasteve tjera të shumta
që mund ta bënin rezultatin edhe më të thellë .Serinë e golave e hapi Dior Halili, ndërsa më pas shënuan Rejan Saiti , Nardi Bexheti, dy gola Arian Isaki dhe golin e fundit e shënoi Diar Kuçi.
Treneri Gayur Recep tha se është i kënaqur me performancën e sotme dhe skuadra është në ngritje, sidomos në pozicione të caktuara .Ai u shprehë se me rëndësi është ecuria e këtyre talentëve dhe ku duhet të arrijnë ata një ditë sidomos në këtë fazë të rëndësishme të zhvillimit të tyre në futboll.
Shkëndija U13 mposhti SSK Novën me rezultat tenistik 6:0 me një lojë të dominuar tërësisht nga vendasit.TS