Cilësia e mendimeve tona ndikon direkt në mënyrën se si ndihemi çdo ditë. Optimizmi dhe mendimi pozitiv mund të përmirësojnë vetëvlerësimin dhe shëndetin tonë mendor.

Më poshtë janë disa hapa të thjeshtë që mund t’ju ndihmojnë:

Filloni ditën me pozitivitet

Momentet e para pasi zgjoheni janë shumë të rëndësishme për mënyrën se si do të ndihemi gjatë gjithë ditës. Në vend që të hapni telefonin për të parë lajmet apo rrjetet sociale, fillojeni ditën duke lexuar diçka frymëzuese, duke shkruar në bllokun tuaj gjërat për të cilat ju jeni mirënjohës, ose duke kaluar pak kohë me kafshën tuaj shtëpiake (nëse keni).

Këto 5 minuta të para me mendime pozitive do të ndryshojnë energjinë tuaj për gjithë ditën dhe do të ndihmojnë në riprogramimin e trurit për të shmangur mendimet negative.

Bëhuni miku më i mirë i vetes

Përdorni afirmime pozitive dhe krijoni një ambient që ju ndihmon të ndiheni mirë. Përdorni fjalë të mbushura me dashuri për veten. Komplimentoni atë, besoni në vendimet tuaja dhe kështu do të rrisni vetvlerësimin.

Përmirësoni fjalorin

Truri ynë është shumë i ndjeshëm ndaj fjalëve që përdorim çdo ditë. Për shembull, kur thoni “duhet të shkoj në punë,” kjo tingëllon si një detyrim. Në vend të kësaj, provoni të thoni “kam mundësinë të shkoj në punë” dhe do ta shihni se si ndryshon perspektiva juaj. Ky ndryshim i vogël ju ndihmon të vlerësoni më shumë mundësitë që keni në jetë.

Këto ndryshime të vogla në mënyrën se si mund të filloni ditën dhe si të përdorni fjalët tuaja mund të sjellin një ndikim të madh në jetën tuaj. Provoni këto teknika për 30 ditë dhe shikoni se si do të përmirësohet humori dhe mënyra se si e jetoni jetën.