Disa nga rrugët e qytetit të Durrësti janë përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Janë përmbytur kryqëzimi pranë stadiumit në lagjen 18-të si dhe kryqëzimi pranë “Dyqanit të Dylit”. Si pasojë e erës së fortë janë rrëzuar disa palma, duke shkaktuar dëme materiale.
Fatmirësisht në momentin që kanë rënë palmat nuk ka patur persona në rrugë. Prej dy ditësh i gjithë Durrësi është i përfshirë nga moti i keq ku stuhitë e erës dhe shiut kanë krijuar mjaft probleme te qytetarët.
Era ka kapur shpejtësinë 25-40 metër për sekondë. Ndërkohë që po ditën e sotme në Durrës është lajmëruar edhe shtyrja e lundrimit të anijeve.