Me datë 17.11.2024 në ora 11.20 në SPB Tetovë, personi Z.S. (44) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 10.50 para hyrjes së pallatit ku banon në Tetovë, pas një debati verbal është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij D.A. dhe djali i tij F.A.. Po ashtu, në orën 13:00 në SPB Tetovë, D.A (54) nga fshati Poroj ka raportuar se rreth orës 10:55 para objektit të tij Z.S. ishte duke kryer punë ndërtimore përpara hyrjes dhe pasi e paralajmëroi të ndalonte, Z.S. filloi të sillet në mënyrë agresive ndaj tij. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.