Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravri, njëherit edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët mbrëmë ishte mysafir në “Oxygen” me Besim Dinën. Derisa pyetej për mandatin e tij në Gostivar, ai tërhoqi një paralele krahasuese me kundërkandidatët e tij të së kaluarës, me çka bëri të ditur se është kryetari i parë që ka arritur të fitojë dy mandate radhazi në Komunën e Gostivarit.
“Unë e di se si mjek kam gëzuar respekt të jashtëzakonshëm nga qytetarët. Edhe si kryetar i Komunës së Gostivarit. I pari jam në Gostivar që kam fituar dy herë në atë komunë. Kjo flet mjaftueshëm se si kur angazhohesh për qytetarët ata dinë edhe të vlerësojnë sikurse dinë të ndëshkojnë”, tha Taravari.