Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravri, njëherit edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët mbrëmë ishte mysafir në “Oxygen” me Besim Dinën. Derisa pyetej për mandatin e tij në Gostivar tregoi që puna kryesore që duhet të bëhet është përmbushja e premtimeve elektorale dhe këtë kam arritur ta bëj.

“Ekipi vendos se çka premtoj se munden të realizohen, më pas has në shumë pengesa, kur nuk je në qeveri, sepse ke pengesa nga pushteti qendror ndaj pushtetit lokal. Unë them se politikanë është ai që realizon mbi gjysmën e premtimeve që ka dhënë në fushatën elektorale. Unë në mandatin e parë në Gostivar kam realizuar mbi 70 për qind të premtimeve”, tha Taravari.

Ai mes tjerash foli edhe mungesen e kompetencave të nevojshme në pushtetin lokal.

“Në Maqedoninë e Veriut komunat janë sikur bashkësitë lokale në ish Jugosllavi, aq kompetenca kanë. Në Kosovë dhe Shqipëri komunat kanë më shumë kompetenca. Decentralizimi nuk është bërë si duhet. Ndër shtyllat kryesore të MO-së ka qenë decentralizimi, d.m.th t’u jepet më shumë kompetenca komunave, deri tani asgjë nuk është bërë në këtë drejtim”, përfundoi Taravari.