Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut do të zhvillojnë të hënën mbledhje të përbashkët ndërqeveritare.

Ky takim mbahet në Prishtinë, njofton Klankosova.tv.

Ekzekutivët e të dyja vendeve e mbajtën mbledhjen e parë të përbashkët në shtator të 2021-ës.

Në këtë mbledhje pritet firmosja e disa memorandumeve të bashkëpunimit mes dyja vendeve.