Të gjithë mund të bëhen pjesë herë pas herë e diskutimeve rreth temave të ndryshme që kanë të bëjnë me jetën në çift. Këtë herë “Pour Femme” thotë se lidhja me një mashkull më të moshuar ka të mirat dhe të këqijat e saj.

Gjithkush mund të ketë biseduar rreth diferencës së moshës në një raport në çift. Por edhe pse kjo nuk është një pikë e rëndësishme që një lidhje të funksionojë, studimet e ndryshme japin disa konkluzione dhe statistika ose më saktë, disa pro dhe disa kundër.

Pro: eksperienca

Eksperienca është një “kurë” prej 360 gradësh, sepse ajo pasqyron aftësi erotike (mosha nuk ka rëndësi, të paktën deri në ’70 vjeç) dhe diplomatike. Kush më mirë sesa një mashkull i matur, di të menaxhojë problemet që lindin gjatë marrëdhënieve!

Pro: pamja

Dihet se meshkujt në moshë, fitojnë prej pamjes së tyre tërheqëse. Kjo në fakt është më shumë çështje vetëbesimi sesa aspekti fizik! Femrat duhet të marrin shembull nga ky fakt!

Pro: qëndrueshmëria

Jo vetëm qëndrueshmëri ekonomike, më shumë se sa qëndrueshmëri emocionale. Në fakt, mashkulli i pjekur di t’i menaxhojë mirë ulje-ngritjet e humorit dhe grindjet në çift.

Kundër: forca e karakterit

Sigurisht, mund të jetë një avantazh, por edhe një thikë me dy presa. Forca e karakterit, jo gjithmonë është e thjeshtë për t’u “mbajtur”, veçanërisht kur mungon besimi në vetvete.

Kundër: superioriteti ekonomik

Ndenja me një mashkull të pasur, shpeshherë është një sprovë e rrezikshme. Mund të shfaqni dëshirën për t’u mbështetur tek ai ekonomikisht, duke hequr dorë nga pavarësia juaj.

Kundër: ftohtësia

Eksperienca është pozitive, por në përgjithësi na bën më të kalitur dhe të ftohtë përballë jetës. Por dashuria kërkon një dozë të mirë demonstrimi dhe naiviteti; sigurisht nuk mund të jetohet me zhgënjime dhe cinizëm.

Përballja me diferencën në mosh

Gjithmonë mos harroni të jeni i vetëdijshëm për moshën tuaj në një marrëdhënie të tillë. Partnerët e vjetër gjithmonë do të frikësohen se një mundësi e re mund të përfundojë marrëdhënien e tyre. Menaxhoni interesat tuaja me maturi. Meqenëse ato nuk kanë gjasa të jenë të ngjashme, rezervoni fundjavat si alternativë për të ndjekur interesat e ndryshme së bashku.