“Më datë 15.11.2024 në Shkup, nëpunësit policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria A.I.(46) nga Shkupi. Ai dyshohet se më datë 14.11.2024 në rrugën “Bërsjaçka Buna” në Shkup me armë ka gjuajtur ndaj Sh.M. nga Shkupi dhe i ka shkaktuar plagë të thellë në abdomen. A.I. është mbajtur në stacion policor dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal “vrasje” në tentativ. Gjykatësi i procedurës paraprake i ka shqiptuar paraburgim prej 30 ditësh, ku ëlshtë dërguar në Burgun e Shkupit (Shuto Orizarë) për mbajtjen e masës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.