Këngëtarja e njohur, Teuta Selimi dhe bashkëshorti i saj, Patriot Neziri, janë ndarë përfundimisht.

Sipas burimeve të Prive, deklaruar në emisionin e tyre të ri, ata nuk po jetojnë më bashkë.

Të njëjtit shihet se nuk ndiqen më as në rrjete sociale dhe se nuk janë shfaqur më në krah të njëri-tjetrit.

Disa muaj më parë, artistja u raportua se ka denoncuar për dhunë në familje tashmë ish-partnerin.

Siç u tha asokohe, ajo u godit disa herë në kokë nga Pati, me të cilin ka edhe dy fëmijë.

Përveç tij, e njëjta u tha se denoncoi edhe të vëllanë, edhe pse më pas u raportua se tërhoqi padinë.

Sidoqoftë, Teuta po vazhdon angazhimet në muzikë, si me projekte ashtu edhe me koncerte.