Tre persona nga Bërvenica arrestohen për sulm fizik ndaj 20 vjeçarit nga Vollkovia dhe një vajze nga Sellarca e Poshtme

Me datë 18.11.2024 ora 23:10 në fshatin Bërvenicë të Tetovës, pjestarë të policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat I.J (41), S.Z. (35) dhe M.M. (24), të tre nga fshati Bërvenicë, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 22.30 në fshat kanë sulmuar fizikisht personin G.S. (24) nga fshati Vollkovi dhe 21-vjeçaren D.N. nga fshati Sellarcë e Poshtme. Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tyre do të vijojë parashtresa përkatës.TS