„Sot jam për vizitë në Ohër dhe Strugë, qëllimi i vizitës sime është takimi me shoqatat e peshkimit dhe peshkatarët e këtij rajoni. Për t’i njohur ata me bazën e re të peshkimit që kemi miratuar“, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.

„Baza e re e peshkimit parashikon shtatë zona peshkimi për peshkim komercial dhe një zonë rekreative në nivelin e gjithë Liqenit të Ohrit“, sqaroi ministri Tripunovski.

Ai shtoi se kjo është një nga premtimet e realizuara që i ka dhënë gjatë periudhës parazgjedhore.

Ministri theksoi se i gjithë liqeni vihet në funksion, duke mbrojtur kështu fondin e peshkut.