“Sot Republika e Maqedonisë po prezantohet në ‘Vizionin e Verës të Ballkanit të Hapur’ në Beograd. Këtë vit, në këtë panair marrin pjesë 80 kantina vere, prej të cilave 68 janë kantina të vogla familjare dhe 12 kantina që janë pjesë e shoqatës ‘Wines of Macedonia’. Gjithashtu, për herë të parë në këtë manifestim kemi edhe ekspozues të ushqimit tradicional cilësor maqedonas,” theksoi Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.

“Kjo është një mundësi e shkëlqyer për promovimin e verërave cilësore maqedonase në këtë panair,” shtoi ministri Tripunovski.

Ai vuri në dukje se është rritur shitja e verës maqedonase jashtë kufijve të shtetit.

“Republika e Maqedonisë renditet në vendin e 22-të në botë për prodhimin e verës dhe në vendin e 29-të për eksportin e saj,” përfundoi ministri.

Ministri Tripunovski shtoi se Qeveria ka për qëllim të rrisë prodhimin e verës në vend, gjë që do të çonte në rritjen e eksportit të saj në botë. Të ardhurat nga eksporti i verës për vitin 2023 arritën mbi 57 milionë euro.

“Verërat tona shiten në mbi 40 shtete të botës, ndërsa pjesa më e madhe plasohen këtu në rajon, pra në Ballkan,” theksoi ai.

“Si Qeveri vazhdojmë të punojmë me përkushtim në sektorin e prodhimit të verës, pasi është dega e dytë më e rëndësishme në Republikën e Maqedonisë për eksport dhe të ardhura në valutë,” theksoi ministri Tripunovski.

https://we.tl/t-V0kJYkPd3G

Me respekt,