Luftëtari shqiptar i arteve marciale të përziera, Ramiz Brahimaj, ka nokautuar amerikanin Mickey Gall, në mbrëmjen e UFC-së të mbajtur në New York të shtunën mbrëma.
Brahimaj 32-vjeçar, që është lindur dhe jeton në SHBA, nokautoi Gallin me një seri të grushteve. Ai e rrëzoi fillimisht me të djathën.
Për të është fitorja e tretë në UFC, karshi tri humbjeve sa i ka në këtë seri që është më e madhja në artet marciale të përzira. Brahimaj lufton në kategorinë velter.
Performanca e Brahimajt u shpall më e mira e natës së mbrëmshme të UFC-së.
“Një nga ndjenjat më të mira në botë. Këtu është babai im, familja, ime, kjo ishte për të gjithë shqiptarët dhe gjithë Bronxin. Falënderoj Zotin për çdo gjë. Kam kaluar shumë në këto dy vjet. E kam ditur se çfarë jam në gjendje të bëjë. Kam qenë aq i zemëruar me vete. Por, sot e dëshmova veten. Isha në shtëpi”, ka thënë Brahimaj në intervistë pas luftës.
Ai u shfaq në intervistë me plisin e babagjyshit të tij të ndjerë. Ndërsa në fund të intervistës bëri shqiponjën.
Ramiz Brahimaj 🇦🇱🇽🇰🔥 UFC 309 -KO🔥 pic.twitter.com/bGNTpqI5V6
— Yll (@veliuyll61) November 17, 2024