Ushtarët rusë janë filmuar duke i trajnuar trupat koreano-veriore dhe duke u dhënë instruksione mbi luftën.

Në videon e publikuar, një grup i vogël ushtarësh të Phenianit përgatiten për t’u nisur drejt vijës së frontit.

Atyre u mësohet se si të vendosin mina tokësore nga instruktorët ushtarakë të Moskës.

Por, stërvitja ndërpritet kur koreano-veriorët, të cilët kanë veshur uniforma ruse, duket se nuk e kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë, shkruan the Telegraph.

Ndryshe, në një video të muajit tetor, një ushtar rus është filmuar duke u përpjekur të miqësohet me një koreano-verior, i cili në mënyrë të vrazhdë e largon atë.

Muajin e kaluar, një zyrtar i inteligjencës së Koresë së Jugut zbuloi se Rusia po u mësonte ushtarëve të Koresë së Veriut rreth 100 terma bazë ushtarakë, si “kthehu në pozicionin tënd”, “zjarr” dhe “nisu”.

Në një telefonatë të përgjuar nga inteligjenca ukrainase në tetor, ushtarët rusë u shprehën se do të kishte mjaft përkthyes për trupat e huaja nën komandën e tyre.