WhatsApp po nxjerr një veçori të re të mjetit të formatimit automatik të tekstit si pjesë e përditësimit të tij të ardhshëm, i cili ofrohet për disa testues beta përmes përditësimit më të fundit të WhatsApp beta për Android 2.24.23.9.
Përditësimi i ri i aplikacionit prezanton një mjet automatik të formatimit të tekstit në aplikacion. Kjo veçori e re shton automatikisht nënvizime në links, duke i bërë ato më të dallueshme duke i ndihmuar përdoruesit të dallojnë links nga teksti i rregullt.
Përveç kësaj, WhatsApp po i bën më të theksuara përmendjet e grupeve për të rritur rëndësinë e tyre brenda flluskave të mesazheve, gjë që siguron që mesazhet e rëndësishme të dalin në pah në biseda, në mënyrë që ato të identifikohen shpejt nga përdoruesit.
Me veçorinë e re, aplikacioni po shton gjithashtu formatimin e theksuar dhe të nënvizuar edhe në numrat e telefonit, duke i lejuar përdoruesit të njohin shpejt dhe të ndërveprojnë me numrat e telefonit të ndarë në biseda dhe grupe.
Funksioni i ri e bën tekstin më interaktiv duke nënvizuar links dhe numrat e telefonit, ngjashëm me mënyrën se si funksionojnë hiperlinks në ueb.
Ky dallim vizual i lejon përdoruesit të kuptojnë menjëherë se cilët elementë në një mesazh janë të klikueshëm, pasi teksti i nënvizuar zakonisht tregon ndërveprim.
Funksioni i ri i mjetit të formatimit automatik të tekstit do të shpërndahet për më shumë njerëz gjatë javëve të ardhshme.