Pas triumfit ndaj Lubotenit si mysafir, Vëllazërimi nga Sllatina ka shënuar një tjetër fitore të vlefshme kundër Renovës me rezultat 3:1 informon Tetovasot.
Dy gola shënoi kapiteni Bajram Memedi,ndërsa një tjetër i riu Edon Elmazi. Blu kaltërit në pjesën e parë e mbyllën me rezultat 1:0, ndërsa më pas erdhi barazimi me penalti për Renovën.Në pjesën tjetër të lojës Vëllazërimi krijoi një lojë shumë të mirë me aksione të shumta.
Të përzgjedhurit e Sejdi Idrizit kanë zhvilluar një ndeshje të mirë ndaj skuadrës elitare të Renovës me plot të rinj të talentuar, produkt i Akademisë së tyre të futbollit që drejtohet nga Halim Odai.
Skuadra po përmirësohet në çdo ndeshje dhe përkundër lëndimeve të shumta, janë të rinjtë që po bëjnë mrekulli në fushë tha treneri Sejdi Idrizi.
Vëllazërimi tashmë është ngjitur në kreun e tabelës në Ligën e Tretë Perëndim pas Teteksit dhe Vëllazërimit të Kërçovës ndërsa aty janë edhe Dobroshti dhe Drita nga Bogovina si dhe Napredoku i Kërçovës.TS