Vinicius Junior priti aktorin e famshëm Bradley Cooper dhe këngëtarin kolumbian Maluma për darkë në shtëpinë e tij, ku ylli i Real Madridit ju tregoi trofetë e tij
Aktori i njohur Bradley Cooper dhe këngëtari kolumbian Maluma u bashkuan me Vinicius Jr. në shtëpinë e tij në kryeqytetin spanjoll për një darkë speciale. Pas darkës, Vinicius i bëri një turne të shkurtër miqve të tij në shtëpi, duke iu treguar kabinetin e trofeve dhe duke i dhuruar secilit një fanellë të Real Madridit. Ky takim ndodhi një javë pasi braziliani u anashkalua për çmimin e Topit të Artë, të cilin e fitoi Rodri.
“Ky kombinim po me ngazëllen. Ne duhet ti marrim ato në turne”, shkroi Maluma në Instagram.
Humbja e Vinicius ndaj Rodri-t në çmimet e Topit të Artë 2024 shkaktoi shumë polemika, pasi sulmuesi i Real Madridit ishte favoriti kryesor deri në ditën e ceremonisë. Los Blancos mësuan për vendimin përfundimtar paraprakisht dhe vendosën të bojkotojnë ceremoninë, duke anuluar udhëtimin e planifikuar për në Paris si shenjë proteste.
Ekipi i Carlo Ancelotti-t do të rikthehet në fushë të martën mbrëma për herë të parë pas humbjes poshtëruese në El Clasico ndaj rivalëve të përhershëm të Barcelonës, pasi do të përballet me AC Milan në një ndeshje të Champions League.
View this post on Instagram