Është arrestuar i dyshuari për një vjedhje që ka ndodhur më pak ditë më parë në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.

Policia bën të ditur se i dyshuari është vënë në pranga në pikën kufitare Vermicë dhe i njëjti është intervistuar nga hetuesit në praninë e avokatit mbrojtës.

I arrestuari bashkë me një person tjetër më 1 nëntor rreth orës 18:00 kishin depërtuar me forcë në dy lokale “mobilshop” nga ku kanë vjedhur telefona, llaptopë, iPad dhe para.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Deçan, me datё 01.11.2024 rreth orёs 18:00, ёshtё informuar se nё rrugën “Luan Haradinaj”, ka ndodhur njё rast vjedhje e rёndё, aty persona tё dyshuar kanё depërtuar me forcё ne dy (2) lokale (mobilshop), ku kanё vjedhur: Telefona, Llapo top, ipad si dhe njё shumё tё parave. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit ne vendin e ngjarjes ka intervistuar dëshmitaret lidhur me kёtё rast. Pas njё pune intensive tё hetueseve tё Stacionit Policor Deçan, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet personi i dyshuar, nё piken kufitare Vermicё i njëjti ёshtё intervistuar nga hetuesit nё praninë e avokatit mbrojtës. Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari me urdhër të Prokurorit ёshtё ndaluar pёr 48- orё”, thotë policia, njofton Klankosova.tv