Ka nisur ditën e sotme gjykimi ndaj dy kushërinjëve Flori dhe Klajdi Muka, të cilët akuzohet për vrasjen e 19-vjeçarit Grei Bihuci 8 muaj më parë qytetin e Fierit.
Prezent në sallën e gjygjit ishin dhe familjarët e viktimës dhe të autorëve, ku këta të fundit kërkuan që të merren nën hetim edhe persona të tjerë të lidhur me ngjarjen.
Familjarët e autorëve i kërkuan prokurorit Petrit Vuka që të marrë nën hetim edhe persona të tjerë të paidentifikuar të cilët dyshohet se kanë dhunuar dy kushërinjtë gjatë debatit mes të rinjve.