Mbi 1 milion euro është investimi më i madh që ndodh në një komunë rurale. Zhelina në krye me Blerim Sejdiun ka arritur të sigurojë këto mjete nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për të ndryshuar totalisht komunën gjegjësisht Zhelinën. Një Bulevard prej 1 kilometre i gjatë që faza e parë është asfaltuar mbi 500 metre ku në të shihen katër korsi nga 500 metre. Ky bulevard ka dy shtresa asfaltë me rregullim të trotuarëve, ndriçim publik, kanalizim atmofesrik dhe gjelbrim në mes të bulevardit.

Qytetarët e Zhelinës për portalin TS, kanë theksuar se ndjehen të privelegjuar që më në fund është arritur të ketë investime të këtilla në Zhelinë duke falemnderuar edhe kryetarin e Zhelinës për premtimin që më në fund është realizuar.

“Ne skemi çka themi më, vet fletë rruga i ka të gjitha me asfaltë të mirë me trotuare me ndriçim me krejta” thotë për TS një qytetarë i Zhelinës.

“Faliminderit Blerim Sejdiut për këtë invesitm, ky investim do të shërebj për shumë vite që do ta shfrytëzojnë edhe fëmijet tanë, por edhe ne bashkë me të tjerët që do të kalojnë në këtë bulevard” thotë një tjeter banor i Zhelinës që nuk dëshironin të flisnin para kamerave
” Tani duket super, paramendoni kur do të përfundoj totalisht bashkë me ndriçimin do të duket fantazi” thotë një tjetër banor.
Ky është një nga investimet e Zhelinës, një tjetër investim vazhdon të punohet në fshatin Pallaticë që lidh fshatrat Uzurmisht dhe Shemshovë një investim i përbashkët me Ministrinë e Transportit.

Ndryshe të gjithë kryetarët e komunave siç duket kanë ndezur motorët për të punuar më shumë që në zgjedhjet e ardhshëme të fitojnë besimin e qytetarëve. Zgjedhjet do të mbahen në tetor të vitit 2025 ku Blerim Sejdiu nëse kandidon, qytetarët thonë do tia japin shansin edhe një mandat tjetër. Vlen të thekësohet se punimet i realizon kompania Mujo BA./TS/